Home / TECH / Të gjitha detajet e Galaxy Note 8
Të gjitha detajet e Galaxy Note 8

Të gjitha detajet e Galaxy Note 8

Të gjitha detajet e Galaxy Note 8Samsungu sot ka prezantuar fabletin Galaxy Note 8 dhe gjatë konferencës janë shpalosur të gjitha detajet e pajisjes së re të gjigantit teknologjik.

Note 8 ka ekranin 6.3-inç Super AMOLED Quad HD dhe rezolucion 2960×1440 pixels dhe vjen me 521 ppi.

Pajisja e re e Samsungut fuqizohet nga procesorin octa-core Snapdragon 835. Note 8 do të ketë edhe S Pen-in e ri, transmeton Koha.net.

Note 8 ka 6 gigabajt RAM dhe opsionet e memories së brendshme fillojnë nga 64 deri në 256 GB. Fableti ka baterinë 3300 mAh që mund të mbushet me wireless. Telefoni operon me sistemin Android 7.1.1.

Samsung Galaxy Note 8 vjen me kamerë të dyfishtë me nga 12 megapixel. Të dy kamerat kanë OIS dhe lensi telephoto ka “zoom”-in optik 2x dhe atë digjital deri në 10x.

Pajisja që do të kushtojë 950 dollarë vjen me NFC, Wi-Fi, Bluetooth the 4G LTE. Posedon edhe skanerin iris dhe atë për njohje të fytyrës dhe gishtërinjve.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Të gjitha detajet e Galaxy Note 8 Të gjitha detajet e Galaxy Note 8Rating: 4.8