Home / TECH / Telefoni me 8GB RAM dhe 128GB memorie që kushton 700 dollarë

Telefoni me 8GB RAM dhe 128GB memorie që kushton 700 dollarë

Telefoni me 8GB RAM dhe 128GB memorie që kushton 700 dollarëDje gjatë ditës është thënë se Asus ZenFone AR i ri ka filluar të marrë para-porosi në Verizon dhe tani Amazon po ofron modelin e ri të telefonit të Asus përmes dyqanit të saj online në SHBA.

Asus ZenFone AR është listuar në Amazon për 600 dollarë, për modelin me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme dhe 700 për modelin me 8GB RAM dhe 128GB memorie.

Telefoni mbështetet nga Google Tango dhe gjithashtu Google Daydream dhe vjen me një ekran me 5.7 inç që ka një rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselë, ndërsa i njëjti është mundësuar nga procesori Snapdragon 821. Pajisja vjen me vendin për microSD, e cila ia mundëson përdoruesit të ketë hapësirë shtesë në telefon për ruajtjen e dokumenteve.

Specifikat e tjera në Asus ZenFone AR përfshijnë kamerën e pasmë prej 23 megapiksel plus një gjurmuesin e lëvizjeve dhe kamerën e pasme që e ndjen thellësinë. Në pjesën e përparme të telefonit është kamera me 8 megapiksel për Selfie dhe video thirrje.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Telefoni me 8GB RAM dhe 128GB memorie që kushton 700 dollarë Telefoni me 8GB RAM dhe 128GB memorie që kushton 700 dollarëRating: 4.8