Ten Hag e thotë fjalën përfundimtare për Ronaldon

Ja pse agjenti Jorge Mendes është shumë i rëndësishëm për Milanin këtë verë

Ten Hag e dëshiron Ronaldon në skuadër si lojtar kyç.

Erik Ten Hag është i interesuar ta mbajë në skuadër Cristiano Ronaldon.

Ndryshe nga çka u shkrua në medie javët e kaluara, Daily Telegraph thotë se holandezi llogarit në pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, transmeton lajmi.

Portugezi do të jetë lojtar kyç i skemave të trajnerit i cili do ta marrë detyrën e re menjëherë pasi të përfundojë sezoni.

Ronaldo ka gëzuar formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni, ku, përkundër moshës, realizoi 18 gola në ligë dhe gjashtë në Champions League.
Aktualisht ai është i treti sa i përket listës së golashënuesve në elitën e futbollit anglez.