Anëtari i LDK-së në KQZ e braktis mbledhjen.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së.
Mbledhja është duke vazhduar me mospajtime rreth certifikimit apo jo të kandidatëve për deputetë pavarësisht problemeve me ligjin.
Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.