Tërmet në Shqipëri

Escobar: E përkrahim Ballkanin e Hapur

Tërmeti sërish ka goditur Shqipërinë.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, ku epiqendra ishte mes Tiranës dhe Kavajës.

Pasditën e sotme, është regjistruar një tërmet, me shkallë 3.0 Rihter, i cili nuk është ndjerë shumë, pavarësisht se ka qenë në thellësi prej 5 km.

Sipas njoftimit zyrtar nga Instituti Euro-Mesdhetar i Tërmeteve, epiqendra ishte 20 km nga kryeqyteti dhe 8 km nga qyteti bregdetar.
Ende nuk janë raportuar dëme, ndërkohë që paniku ekziston meqenëse ditëve të fundit ka pasur edhe tërmete tjera në Shqipëri e Ballkan.

Dëme nga kjo sizmë nuk janë raportuar. Ndërsa, frika e një goditjeje më të fortë vijon të jetë e pranishme te qytetarët, pas disa lëkundjeve më të forta të ndjera në javët e fundit.