Tetë udhëtar të lënduar, pronari i kompanisë ‘Zhitia Turist’ jep detajet nga rrokullisja e autobusit

Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi për Telegrafin se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

Autobusi kosovar dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.

Lajme me shume...