Thaçi flet në telefon me presidentin e PE-së, Brukseli përmendet si aktor kryesor në dialogun Kosovë- Serbi

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel njofton Zyra e Presidentit.

Telefonata mes Thaçit dhe Michel është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet sot pasdite. Dy liderët kanë diskutuar lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe Brukselin si aktor kryesor në këtë dialog.

Thaçi dhe Michel janë pajtuar që BE-ja duhet të koordinohet me shtetet anëtare dhe aktorët tjerët që kanë rol në dialogun Kosovë-Serbi.

“Dy liderët u pajtuan se përkundër rrethanave të pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID19, angazhimi për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe garantimin e punës së institucioneve të pavarura është jetik. Po ashtu, nga të dy palët u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit të BE-së me shtetet anëtare dhe aktorët tjerë që kanë rol në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Presidenti Thaçi dhe Presidenti i Këshillit Evropian kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave.

“Presidenti Thaçi dhe presidenti Michel u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe se mesazh pozitiv në këtë drejtim është edhe mbajtja e Samitit të Zagrebit.Presidenti Thaçi kërkoi që shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentit. /ORAinfo/

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !