Therja me thikë në Obiliq, dy nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Tre persona janë therur sot me thikë në qendër të Obiliqit, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kështu ka thënë për Telegrafin, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Avdush Bajgora.

“Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, ata u janë nënshtruar operacionit dhe kanë lëndime në kraharor”, pohoi ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se përleshja me thikë ka ndodhur sot rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lajme me shume...