“Tirja u arrestua se mori 8 mln lekë”, Paloka zbulon listën me çmimet e larta: “Ja ç’i ka bërë vendit Rama”


Ish deputeti i PD, Edi Paloka, ka publikuar së fundmi një listë ku renditen kostot që nga sterilizimi, chek-up, dializa dhe tek rindërtimi i shkollave në Tiranë.

Përbri fotos me çmimet e këtyre shërbimeve, Paloka shkruan se këto projekte të qeverisë i kanë kushtuar shqiptarëve 2.205.000.000 USD. Ai ka krahasuar këto shifra me zhvatjen prej 8 milionë lekësh që sanitarja Tire i bëri vajzës së një pacienti me Covid tek “Shefqet Ndroqi”.

Lista e publikuar nga Paloka

Paloka shkruan se Tirja që mori 8 milionë lekë të vjetra është arrestuar, ndërsa për qeverinë, që thotë se ka marrë 2 milionë USD nga xhepat e shqiptarëve, nuk ndodh asgjë.

“Tirja mori 8 milion leke te vjetra… Shikoni se cfare i ka bere nderkohe vendit Edvin Tire Rama”, shkruan Paloka.

The post “Tirja u arrestua se mori 8 mln lekë”, Paloka zbulon listën me çmimet e larta: “Ja ç’i ka bërë vendit Rama” appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...