Tomë Gashi sqaron se çfarë ka ndodhur sot në komunikimet e tij me Gjykatën Speciale

Befason reja e Shkurte Fejzës, publikon momente intime me bashkëshortinGashi thotë se OVLUÇK’ja ka marrë urdhëresë nga Specialja të mos publikojë dokumente të tjera.

Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sot në komunikimet e tij me Gjykatën Speciale.

Gashi thotë se një thirrje e koduar e ka ftuar atë dhe Faton Klinakun që të shkojë te selia e EULEX-it në Fushë Kosovë për të marrë disa dokumentacion.

“Unë i kam propozuar që nëse kanë dokumentacione duhet t’i dërgojnë në selinë e OVL të UÇK-së. I dhashë edhe propozimin që të vijnë në zyrën time të avokatisë. Më vonë më ka ardhur një email nga të njëjtit…Në email shkruan që është një urdhër. Urdhri është që ne mos të publikojmë dokumentacione nëse na vijnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Avokati thotë se ky urdhër mban datën 25 shtator e që sipas tij kjo mund të jetë e mirë për Gucatin dhe Haradinajn pasi ai ka ardhur te veteranët me vonesë.

Gashi thotë se nëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se Gjykata Speciale nuk ka mandat pas 2 gushtit, sipas tij edhe intervistomi i Agim Çekut e krerëve të OVL UÇK-së do të ishte i paligjshëm.

Avokati thotë se Gjykata Speciale do t’i bëjë dëm të madh kombit shqiptar.

“Ne duhet ta imitojmë Izraelin siç i ka gjykuar nazistët. Ne nuk kemi fuqi t’i marrim kri’minelët serb nga Beogradi, por duhet t’i dokumentojmë krimet e tyre”, tha mes tjerash Tomë Gashi.

Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !