Top Story/ Pamje ekskluzive, njihuni me trafikantin arab që garanton udhëtimin ilegal drejt Italisë

Fillimisht Amer takohet dhe dy djem e infiltruar të Top Story-t dhe të gjithë bashkë takojnë 3 persona të tjerë të ulur në stolat e lagjes. Njëri prej tyre, është kreu i grupit. Ai quhet Sulltan Al- Ahmet. Por të gjithë e njohin me pseudonimin Abu-Ahmet. Ai prezantohet si kryetrafikanti që e njohin të gjitha arabët e Evropës.

“Abu Ahmet Sulltan, me këtë emër mua më njohin të gjithë klandestinët që kanë shkuar në Evropë”, tregon trafikanti.

E gjithë biseda orientohet rreth organizimit të mirë që ka ky grup për të nisur njerëz drejtë Italisë.

“Jo më gjatë se dje u kemi nxjerrë vizën shqiptare një familje, 3 burra dhe 3 gra. I kemi në shtëpi fotokopjet e vizave të tyre. Janë nga fisi Sajed Halil nga qyteti Al – Mahala (Egjipt). Ata tani duan të kthehen në Itali sepse kanë qëndruar 12 vite aty”, rrëfen trafikanti.

Djemtë e pyesin Abu Ahmetin se ku mund të bëhet nisja e radhës drejtë Italisë.

Trafikanti: Sot dhe nesër deti do të jetë me dallgë. Të shtunën, në dashtë zoti, nisja është për në Vlorë. Të dielën nisemi për Itali

Emigranti: Pse pikërisht nisja bëhet ditën e diele?

Trafikanti: Unë mund ti nis dhe ditën e shtune por atje arrijmë të dielën dhe çdo gjë është e bllokuar dhe mund të na kapin dhe na hapin probleme. Prandaj nisemi të dielën nga këtu, me qëllim që të arrijnë të hënen dhe pastaj të lëvizin me taksi, metro ose autobus.

Përsëri djemtë e infiltruar pyesin sa do të jetë numri i personave që do të nisen, sa kushton udhëtimi dhe çfarë varke do të përdoret.

Trafikanti: 25 egjiptian dhe 16 të tjerë mburriten sot nga Bosnja. Këta qe vijnë nga Bosnja kanë paguar 7 mijë euro për person.

Emigranti: Abu Ahmet, sa persona janë në një varkë?

Trafikanti: Janë disa, numri është i madh. Por kam 20 persona të cilët do ti hipi në një varkë, që është, si t’ua them, me “5 yje”. Ndërsa në varkën tjetër do të jenë 50 njerëz.

Emigranti: Normalisht që varkat kanë mekanikë dhe timonierë?

Trafikanti: Po, po. Ka dy mekanikë dhe timonierë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !