Top Story/ Qindra kompani fantazmë dhe me adresa të rreme janë hapur nga arabët, për të përfituar leje qëndrimi

Shikoni pak këto kompani të shtetasve Arabë. Ato janë hapur të gjitha në vitin 2019. Ato kanë të gjitha të njëjtën adresë: TIRANE Rruga “Perlat Rexhepi”, Rezidenca Ivanaj, kati 4, ap.31. Janë 12 biznese në të njëjtën adresë.

Në secilin nga bizneset gjejmë adresën e emailit me emrin Fiorela Kostare. Pra, kemi të bëjmë me një shtetase shqiptare që i ka hapur të gjitha këto kompani dhe i ka regjistruar në një zyrë të vetme. Ne shkuam në këtë adresë për një verifikim.

Ky është pallati “Ivanaj”. Kjo është hyrja 31. Në derë lexohet emri i kompanisë “AlbGeit”. Gjetëm që ky biznes i përket shtetasit maroken Imad Najar. Verifikuam të dhënat në QKB dhe emri Fiorela Kostare nuk del askund. Vetëm në profilin e saj në facebook Fiorela shkruan se punon në kompaninë “Albgate”.

Kuptohet që marokeni Imad Najar ka filluar të hapi kompani fantzëm për emigrantët arabë. Për këtë ai përdor emrin e punonjëses së tij shqiptare që të mos dali vetë në skenë. Për këto 12 kompani që janë regjistruar në të njëjtën adresë, morëm ekstraktet në QKB.

Dhe aty gjetëm çudira të mëdha.

Kështu njëri nga shtetasit arabë Mohammed Arshed pretendon se në këtë adresë ka hapur një servis makinash. Pra, në katin e 4-t të një pallati luksoz, në zemër të bllokut, në të njëjtin vend me 12 biznese të tjera, ky zotëria pretendon se ka një servis makinash. Vend tjetër ku ushtron aktivitetin nuk ka.

“Çshtë servis, ok, por duhet të shohim ky servisi është apo jo. Ka një garash, ka makina, ka dy mekanikë?? Nëse këto janë absurde (nuk ekzistojnë) pastaj kemi të bëjmë me një rrjet kriminal”, tregon Dalan Mustafaj, avokat

Ndërkohë në të njëjtin vend shtetasi arab Zahir Fakri Bustami, pretendon se ka një internet kafe. Edhe kjo kompani, po në katin e 4, aty ku është servisi i makinave dhe 10 biznese të tjera.

Duket qartë se këto nuk janë biznese të vërteta. Ato janë hapur nga zonja Fiorela Kostare në mënyrë fiktive.

Por nuk është vetëm adresa që këto biznese e kanë të njëjtë. Ato kanë edhe të njëjtin numër telefoni dhe të njëjtën adresë emaili. Është emaili i punonjëses Fiorela Kostares. Si mund të kenë 12 kompani me pronarë të ndryshëm vetëm një adresë emaili dhe një numër telefoni? Kjo tregon se edhe çedimin e institucioneve shqiptare për të kontrolluar bizneset. Por këtë do ta shpjegojmë pak më vonë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !