Totaj vizitohet nga Memli Krasniqi, falënderojnë qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë

Refuzuan projektin e gazit natyror, institucionet të paqarta sa i përket investimit të 200 milionëve të MCC-së

Shaqir Totaj është vizituar sot nga Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot kryetarin e ri të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Prizrenit që i kthyen besimin PDK-së për qeverisje në këtë komunë, transmeton lajmi.net.

“Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të paokompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare.
Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

Lajme me shume...