Tottenham i vihet pas lojtarit të Juventusit

Tottenham, shpreson të nënshkruajë me Weston McKennie nga Juventusi pasi një ofertë për Dejan Kulusevski u rrefuzua nga skuadra e Serisë A.

Calciomercato raporton se Spurs u përpoqën të shkëmbenin Giovanni Lo Celso me suedezin Kulusevski, por Juve kërkon 35 milionë euro për të,përcjell ORAinfo.

Por ndërsa Juventusi është i gatshëm të shesë Kulusevski, ata do të preferonin të mbanin McKennie dhe kanë refuzuar propozimin e Tottenham për një shkëmbim me Tanguy Ndombele./ORAinfo/

Lajme me shume...