Tragjike: I vrari dhe i plagosuri në Kaçanik janë vëllezër, për vrasjen po dyshohen dy persona

I vrari dhe i plagosuri në Kaçanik janë vëllezër, për vrasjen po dyshohen dy persona.

Një vrasje ka ndodhur sot në Kaçanik. Një person i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë, derisa vëllai i tij është plagosur.

Se i vrari dhe i plagosuri janë vëllezër e ka konfirmuar për Gazetën Express Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Ai ka thënë se për rastin janë dy të dyshuar, por që ende s’ka të arrestuar.

“Një person është vrarë dhe një është plagosur, i cili është dërguar në QKUK. Për rastin janë dy të dyshuar, e motivet s’dihen ende. Po, i vrari dhe i plagosuri janë vëllezër”, ka thënë Jashari për Express.

Sipas mediave lokale, i vrari është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.

Rastin e vrasjes për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.