Tragjike! Rrëzohet duke luajtur me shokët, vdes rrugës për në spital 8-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në qytetin e Krumës (Has) pasditen e sotme. Një djalë vetëm 8 vjeç teksa ka qenë duke luajtur me fëmijë në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” dyshohet se është rrëzuar. I vogli ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkaqet e ngjarjes.

“Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.”

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !