Transferimet e verës, lajm i keq për Milanin!

Dembele i pavendosur, po i shqyrton katër oferta

Pse Milani duhet t’i kufizojë shpenzimet këtë verë

Strategjia e transfereve të Milanit është duke u ndikuar nga mungesa e fondeve, pasi që kalimi i klubit tek RedBird përfshin edhe një kredi që është marrë më parë nga Elliott Management.

Kur u dha lajmi se RedBird është pajtuar për ta marrë për 1.2 miliard klubin muajin e kaluar, tifozët u emocionuar dhe ëndërronin për blerje masive në treg, blerje që do ta rivalizonin PSG, Manchester City dhe Real Madrid.

Megjithatë, në vend të kësaj ata mund të llogarisin në marrëveshjet tani të përfolura për lojtarët e Lille, Sven Botman dhe Renato Sanches, e të cilat u bllokuan pasi që ata nuk mund t’i rrisin ofertat.

La Gazzetta dello Sport ka bërë një përshkrim të situatës e ku aty thuhet se gjatë kalimit të pronësisë apo blerja e klubit nuk do të mbyllet deri në shtator.

Ky raport thekson që shifra që Milan mund të shpenzojë këtë verë në tregun e transferove sillet rreth 50 milionë euro.

Një tjetër problem që RedBird kishte marrë një kredi të mëparshme nga pronarët e mëparshëm të Milan, Elliott Management, në mënyrë që të përfundonte blerjen.

Ka raporte të ndryshme se sa e madhe ka qenë kjo kredi, shkalla e interesit që ata do të paguajnë, por Gazzetta shkruar se shefi, Gerry Cardinale është kthyer në New York në përpjekje që të gjenerojë fonde të reja nga investitorët.

Cardinale po ashtu do të merret edhe me problemin e drejtorëve të klubit si Paolo Maldini dhe Ricky Massara, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor.

Maldini thuhet se dëshiron më shumë garanci vendimmarrëse brenda klubit krahasuar me CEOn e klubit, Ivan Gazidis.

Red Bird janë investitor në Fenway Sports Group, i cili kontrollon skuadrën e Premier Ligës, Liverpool, që nga tetori i vitit 2010.

Cardinale dëshiron të ndjek një model të ngjashëm të Liverpool te Milani, duke mbajtur investimet në tregun e transferove në një minimum relativ, duke u paguar me shitje dhe duke rritur të hyrat.

Me këtë në mendje, Kuqezinjtë mund të marrin para vetëm nëse Atalanta shet Matteo Pessina, pasi që ata posedojnë 50 për qind të kartonit të tij.

Nëse Lucas Paqueta do të largohet në Olympique Lyonnais, atëherë 15 për qind e shumë së transferit do të kalojë në Milan.