Transferimi i De Ketelaere, Brugge vjen me një kërkesë të re për Milanin

Brugge kërkon riformulim të ofertës nga Milan për De Ketelaere

Club Brugge raportohet se ka kërkuar nga Milan që ta riformulojë ofertën e tyre 35 milionë euro për Charles de Ketelaere, duke kërkuar më shumë para së bonuse, por për shumën e transferit dy skuadrat janë pajtuar

Negociatat janë duke vazhduar, ku pavarësisht së Kuqezinjtë rritën ofertën e tyre nga 30 milionë euro plus 2 të tjera bonuse në shifrën 31 milionë euro plus 2 milionë bonuse që arrihen lehtë, ata janë duke kërkuar edhe dy milionë të tjera lidhen me bonuse mbi paraqitjen e lojtarit.

Sipas Sportitalia, Club Brugge i ka thënë Milan se ata do ta pranojnë një shifër totale prej 35 milionë euro, por kanë kërkuar që të riformulohen edhe njëherë detalet e ofertës.

Ata do të preferonin më shumë në çmimin e parë apo më saktë para të garantuara e jo ato të ndahen në bonuse apo në bazë të paraqitjes së lojtarit.

Në fund ata duket se janë duke e mbyllur një marrëveshje, tani që Milan ka thyer kufizimin e tyre duke shkuar në shifrën më shumë së 32 milionë euro në total. Marrëveshja do të përfundon me 35 milionë euro në total, po tani ka të bëjë më shumë më ndarjen në një tarifë fikse dhe në përqindjen që do të vije nga totali i bonuseve.