Tre vite nga arratisja, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin të largohet nga Maqedonia e Veriut


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka akuzuar qeverinë e Hungarisë se e ka ndihmuar Nikola Gruevskin të arratiset nga vendi në nëntor të 2018.

Zaev në një intervistë për ‘’Deutche Ëelle’’ tha se ishte qeveria hungareze që ka mbështetur Gruevskin në planin për arratisje deri në dhënien e azilit.

Gjithsesi Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga Gruevski dhe po tenton në mënyrë ligjore ta kthejë atë në vend për të vuajtur dënimin për rastin e korrupsionit ‘Tanku’.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

The post Tre vite nga arratisja, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin të largohet nga Maqedonia e Veriut appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...