Tronditëse/ Përbindëshi 65-vjeçar dyshohet se ka abuzuar edhe me dy minorene, i çoi tek shtëpia

Detaje të tjera shokuese janë zbuluar nga përdhunimi i 15 vjeçares në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se nga biseda që ka pasur me minorenen ka zbuluar se në dijeni për gjithë abuzimin ishin edhe dy shoqet e saj. Masdje shton se edhe këto vajza janë ngacmuar nga Abas Doku.

“Vajza ka thënë se edhe dy shoqe të saj kanë pësuar të njëjtën gjë, janë abuzuar në këtë shtëpi. Njëra nga vajzat e tjera është shpërngulur me familjen jashtë Shqipërisë, nuk është këtu. Ndërsa vajza tjëtër jeton në Babrru. Duhet të ketë hetime edhe për këto raste”,- tha gazetarja.

Në një lidhje telefonike me emisionin mësuesja kujdestare e vazjës deklaroi se gjatë kohës që e mitura ka qënë në shkollë nuk ka shfaqur ndonjë shenjë shqetësuese. “Nuk kam vënë re asgjë shqetësuese gjatë kohës së gjimnazit…Një herë kur ka munguar 2 apo 3 ditë vura në dijeni nënën. Ajo erdhi në shkollë, më solli raport. Diskutuam dhe më tha se ishte e sëmurë me temperaturë”.