Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u vaksinuan në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë


President Donald Trump joins first lady Melania Trump on stage after her speech to the 2020 Republican National Convention from the Rose Garden of the White House, Tuesday, Aug. 25, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Ish-presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump u vaksinuan në heshtje kundër Covid-19 në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.Zbulimi i Haberman mund të krijojë polemika të reja rreth ish-çiftit presidencial, për zgjedhjen e tyre për të mbajtur lajmin e fshehtë dhe jo për t’u vaksinuar publikisht, në TV siç bëhet nga shumë politikanë të tjerë.

Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte, privatisht, një muaj më parë.

The post Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u vaksinuan në janar, kur ishin ende në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...