Trump dhe Melania në shi, ndërsa Ivanka…/ Familja shfaqet bashkë për herë të parë pas pandemisë (FOTO)

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë udhëtuan në Florida me familjarët përfshirë Ivanka Trump dhe burrin Jared Kushner, Donald Trump Jr. dhe të dashurën Kimberly Guilfoyle, Eric Trump dhe gruan Lara Trump, së bashku me disa nga nipërit.

Ata shkuan për të parë nga afër nisjen drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, të dy astronautëve të NASA-s. Por, udhëtimi u anulua për shkak të motit të keq dhe pritet që nisja e saj të bëhet të shtunën.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të fillonte rrugëtimin nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.

Me këtë, SpaceX do të bëhej kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, vlerësojnë mediat, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !