Trump fal gjelin e detit, por nuk heq dorë nga ‘virusi kinez’. Biden kërkon sakrifica nga amerikanët, ja mesazhet në Ditën e Falenderimeve


Presidenti i zgjedhur Joe Biden përcolli përgëzimet e Ditës së Falenderimeve dje, duke thënë se vendi do ta kapërcejë pandeminë dhe duke u bërë thirrje amerikanëve të vazhdojnë betejën kundër koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se zoti Biden foli në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja dhe kur po shtohet pasiguria ushqimore për shumë amerikanë.

Megjithë rritjen e madhe të rasteve të reja të infektimeve në mbarë vendin, amerikanët po sfidojnë udhëzimet dhe po udhëtojnë për festën.

Duke bërë thirrje për sakrifica në komentet e tij për Ditën e Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të dyfishojnë pëpjekjet dhe të vazhdojnë betejën kundër përhapjes së virusit.
“Mos u dorëzoni nga mërzija. E di që mundemi dhe që do ta mposhtim virusin. Amerika nuk do ta humbë këtë luftë,” tha zoti Biden.

Biden
Të martën, Presidenti Trump ndoqi traditën e festës, kur i fali jetën gjelit të detit.
“Gjatë kësaj feste, ofrojmë falenderime të përjetshme për mjekët, infermierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët që vazhdojnë betejën me ‘virusin kinez’ dhe shprehim mirënjohje për vaksinat dhe terapitë që së shpejti do t’i japin fund pandemisë”, tha presidenti.

Gjeli i detit është pjata kryesore në tryezën e Ditës së Falenderimeve, por jo të gjithë amerikanët do të festojnë këtë radhë. Radhët e gjata në qendra bamirëse që ofrojnë ushqim falas pasqyrojnë thellimin e mungesave ushqimore për shumë amerikanë gjatë pandemisë. “Është e pamundur të sigurosh të ardhura kur nuk punon”, thotë një banore e Çikagos.

“Feeding America”, një rrjet me 200 qendra bamirëse që ofrojnë ushqim, përllogarit se në 2020 më shumë se 50 milionë amerikanë janë prekur nga uria, ose 35 milionë më shumë se para pandemisë.

Ndërkohë ish-nënpresidenti Biden po e kalon festën në qytezën bregdetare Rehoboth të shtetit Delauer, ku ai dhe bashkëshortja Jill kanë një shtëpi pushimi. Vajza e çiftit, Ashley Biden me bashkëshortin, do të kalojnë festën me ta. Presidenti zakonisht e ka kaluar këtë festë në shtëpinë e tij të pushimit në Mar-a-Lago, por këtë radhë po qëndron në Shtëpinë e Bardhë./VOA/

The post Trump fal gjelin e detit, por nuk heq dorë nga ‘virusi kinez’. Biden kërkon sakrifica nga amerikanët, ja mesazhet në Ditën e Falenderimeve appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !