Turqia dënon karikaturën e ”Charlie Hebdo” për Erdogan: Përpjekje e neveritshme për të përhapur racizëm dhe urrejtje kulturore

Shifrat alarmante/ OBSH: 3 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë!

Turqia ka dënuar veprimin e gazetës franceze satirike Charlie Hebdo teksa në numrin e saj më të fundit ka shfaqur një karikaturë të Erdogan duke i ngritur fustanin një gruaje.

Drejtori i komunikimit në Presidencën turke, Fahrettin Altun tha se kjo është një përpjekje për të përhapur racizëm dhe urrejtje kulturore.Po ashtu zv/presidenti turk kërkoi nga ndërkombëtarët të ngrejnë zërin ndaj këtij akti të turpshëm dhe duke shtuar se Charlie Hebdo nuk mund të mashtrojë askënd duke u fshehur pas lirisë së fjalës.

Tensionet Francë-Turqi kanë kapur kulmin pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty në Francë. Ai i tregoi nxënësve të tij disa karikatura teksa më pas u përball me thikën e një agresori ekstremist islamik.

Macron dënoi ashpër veprimin duke e cilësuar si një sulm terrorist teksa theksoi se do i shpallte luftë ekstremizmit islamik. Erdogan nga ana tjetër e sulmoi Presidentin e Francës për mënyrën se si i etiketonte myslimanët duke shtuar se ai kishte nevojë për trajtim mendor.Kaq ka mjaftuar që marrëdhëniet diplomatike të përsojnë një krizë të madhe dhe Parisi zyrtar të ndërmarrë hapin e tërheqjes së ambasadorit nga Turqia pas këti komenti fyes.

The post Turqia dënon karikaturën e ”Charlie Hebdo” për Erdogan: Përpjekje e neveritshme për të përhapur racizëm dhe urrejtje kulturore appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !