U arrestua dhe u lirua menjëherë/ Ky është reagimi i Dardan Molliqajt

Aksident i tmerrshëm në Gjermani, gjashtë shtetas të Kosovës lëndohen rëndë

Dardan Molliqaj nga PSD, pas lirimit ka thënë se policia e ka arrestuar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar 16 ditë më parë, edhe ai i lëshuar jashtëligjshëm.

Sipas tij, arrestimi ishte rezultat i qartë i presionit politik.

Shkrimi në Facebook:

KËSHTU DUKET PËRNDJEKJA POLITIKE

Më arrestuan me pompozitet, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar 16 ditë më parë, edhe ai i lëshuar jashtëligjshëm. Më liruan pas 2-3 orësh sepse s’kishin si t’më mbanin kur edhe urdhërarresti edhe arrestimi ishin të paligjshme.

Pse zgjodhën pikërisht 1 ditë para protestës së veteranëve ta aktivizojnë këtë urdhërarrest që ishte lëshuar para 2 javësh për një rast krejt tjetër?! Pse më liruan menjëherë, pa më dërguar as në prokurori e as në gjykatë?!

Kjo nuk lë asnjë dilemë. Këtë ma konfirmuan edhe policët: arrestimi ishte rezultat i qartë i presionit politik. Tentim frikësimi e shfaqje e forcës, në një kohë kur kundërshtimi qytetar po rritet ndaj kësaj qeverie.

Brutaliteti autoritar që kundërshtimin e vërtetë synon ta shtypë me dhunë, nuk ka tjetër formë. Qeverisë Kurti po i dridhen temelet, prandaj këto veprime policore joligjore.