U arrestua gjilanasi që e bëri gruan për spital

Një burrë është arrestuar dje në Gjilan, sepse ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Siç ka informuar policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar policia.

Lajme me shume...