U hap Tuneli i Llogarasë

Të premten është hapur zyrtarisht tuneli i Llogarasë. Tuneli është hapur përmes një ceremonie inaugurimi ku i pranishëm ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë, transmeton euronews.al. Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut […]

U hap Tuneli i Llogarasë

Të premten është hapur zyrtarisht tuneli i Llogarasë. Tuneli është hapur përmes një ceremonie inaugurimi ku i pranishëm ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë, transmeton euronews.al.

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama përshkoi me autobus së bashku me disa qytetarë të tjerë tunelin, duke zhvilluar me ta një bashkëbisedim.

Një prej qytetarëve e falenderoi Ramën për veprën e madhe infrastrukturore që ka qenë premtim i çdo qeverie në çdo kohë dhe siç tha, kishte mbetur vetëm një ëndërr.

“Të tëra përrallat e dikurshme do i bëjmë, se këtë tunelin e kanë premtuar të tërë, aeroportin e Vlorës e kanë premtuar të tërë, në fund të vitit e mbarojmë edhe atë”, tha Rama.