U kry! Di Maria arrin marrëveshje me gjigantin e madh

Nëse dështon Sanches, Milan ka Planin B

Më në fund, pas disa javësh pasigurie, Angel Di Maria ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Pas largimit nga PSG, argjentinasi mori një sërë opsionesh në lidhje me klubin e tij të ardhshëm dhe tani ai është vendosur në Juventus, përcjell ORAinfo.

Nëse dështon Sanches, Milan ka Planin B

Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, anësori ka pranuar ofertën e Zonjës së Vjetër. Bordi i klubit e përmirësoi propozimin e tyre në orët e fundit dhe përfaqësuesit e Di Maria-s iu drejtuan.

Ai ishte i lodhur duke pritur që të vinte një ofertë nga Barcelona dhe më në fund zbarkoi në klubin italian. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, gjatë së cilës do të paguhet shtatë milionë euro./ORAinfo/