U KRY! Juventus arrin marrëveshje me yllin e United

United ua tregon derën pesë lojtarëve

Paul Pogba, do të luajë për Juventusin nga korriku. Siç pritej, negociatat kanë ecur mirë dhe mbetet vetëm që ‘Vecchia Signora’ të shpallë marrëveshjen.

Fabrizio Romano ka raportuar “marrëveshjen e plotë” që është arritur në orët e fundit pas takimit që do të kishin të dyja palët, përfshirë Rafaela Pimienta, agjentja e francezit, përjell ORAinfo.

United ua tregon derën pesë lojtarëve

Nënshkrimi është “bërë dhe vulosur”. Juventusi pritet të njoftojë nënshkrimin e Pogba në fillim të korrikut, kur kontrata e tij aktuale me Manchester United skadon më 30 qershor.

Agjenti i tij shkoi në zyrat e Juventusit në Milano për t’u takuar me drejtorin sportiv të ‘Bianconerëve’, Federico Cherubini, për të mbyllur marrëveshjen. Sipas raportimeve të mediave lokale, kohëzgjatja e kontratës ishte ende për t’u finalizuar, pasi paga do të jetë rreth tetë milionë euro./ORAinfo/