U kry, këtë fanellë do ta vesh Isco pas afatit të janarit

Isco ka vendosur të mos largohet nga Real Madridi. Mesfushori spanjoll do të mbetet te klubi spanjoll së paku deri në qershor të këtij viti kur i skadon edhe kontrata.

Isco thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe klubi spanjoll i ka bërë të ditur lojtarit se në qershor do të largohet si futbollist i lirë pasi nuk do t’i ofrohet kontratë e re.

Për shërbimet e 29-vjeçarit interesim ka shprehur Arsenali.

Lajme me shume...