Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje në parim për një zgjatje të kontratës zbulon Le Parisien.
Bisedimet mes dy palëve janë përshpejtuar ditët e fundit dhe francezi tani është vendosur të angazhohet për një marrëveshje të re dyvjeçare në Parc des Princes, përcjell ORAinfo.
Real Madridi ka synuar një transferim të mundshëm pa pagesë për Mbappe në verë, por sulmuesi tani mund të qëndrojë deri në vitin 2024./ORAinfo/