U kry, mbrojtësit i Milanit po i bashkohet Sampdorias

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Andrea Conti pritet t’i bashkohet skuadrës së Sampdorias gjatë këtij muaji.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën, se Sampdoria ka arritur marrëveshje me Milanin për shërbimet e Contit.

27-vjeçari do të huazohet te Sampdoria deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes. Për Contin, Sampdoria ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Empoli.

Conti këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Milani pasi deri më tani ka regjistruar vetëm një ndeshje

Lajme me shume...