U largua nga Barcelona, ja ku mund të përfundojë Alves

Galliani tregon se si e kishte bind Ancelottin për Milanin

Pasi njoftoi largimin e tij nga Barcelona, Dani Alves mund të kthehet në futbollin brazilian për t’u bërë nënshkrimi i ri i Flamengos.

Klubi brazilian dëshiron ta nënshkruajë atë për Copa Libertadores, përcjell ORAinfo.

Së fundi, Dani Alves nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe do të duhet të gjejë një klub të ri për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit, mbrojtësi historik brazilian është lidhur me dy klube në vendin e tij.

Galliani tregon se si e kishte bind Ancelottin për Milanin

Interesit tashmë të njohur të Athletico Paranaense-s, tani duhet t’i shtojmë edhe Flamengon, e cila synon të nënshkruajë me mbrojtësin 39-vjeçar për Copa Libertadores, siç raporton ‘TNT Sports Brazil’.

Klubi i Rio de Zhaneiros ka kontaktuar me ish-lojtarin e Sevillas për ta pyetur nëse ka ndërmend të kthehet në futbollin e Amerikës së Jugut. Dani Alves ende nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

E sigurt është se braziliani do të duhet të marrë një vendim. Synimi i tij është të nënshkruajë për një klub konkurrues që do t’i lejojë atij të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës 2022 në Katar, ku ai mund të përfundojë karrierën e tij profesionale./ORAinfo/