U nis për te motra për të pirë kafe dhe nuk u kthye më, familja që 2 javë në kërkim të tij

Reklama

56-vjeçari Driton Strana nga Vushtrria, është zhdukur që dy javë dhe që nga ajo kohë familja nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. Në kërkim të tij është vënë Policia dhe FSK-ja, por ende pa ndonjë rezultat.

Vëllai i tij, Shukriu, tha për Gazetën Express se Dritoni ditën kur u zhduk kishte shkuar te motra e tij për të pirë kafe dhe të njëjtës i kishte thënë se po kthehet në shtëpi, por më nuk është kthyer.

“Më 9 shkurt, rreth orës pesë e gjysmë ka dal nga shtëpia. Ka pi kafe te motra, i ka thënë po shkon në shtëpi por nuk është kthyer më”, tha ai.

“Që dy javë është zhdukë, nuk e kemi asnjë lajm për të, e kemi kërkuar te të afërmit por nuk është gjetur. Rastin e kemi raportu edhe në polici”, shtoi ai.

Ai tha se Dritoni është i pamartuar dhe me vete s’ka pasur telefon apo dokumentet e identifikimit.

Shtoi se Dritoni ka probleme mendore, por jo të “shkallës së lartë”.

Ai kur ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, farmerka dhe atlete të kaltërta.

Kushdo që ka informacione për vendodhjen e tij, mund ta kontaktojnë numrin e shkruar në lajmërimin më poshtë.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...