U tha se Abdixhiku refuzoi të jetë Ministër në Qeverinë Hoti, vjen reagimi i Abrashit

Albin Kurti preferon 14 qershorin, si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme

Lumir Abdixhiku nuk pritet të jetë ministër në Qeverinë Hoti.

Gjatë ditës së sotme u raportua se disa figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësi për arritjen e marrëveshjes LDK-AAK-Nisma, për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Sipas raportimeve ministri aktual i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ia ka bërë të ditur kryesisë së LDK-së se nuk dëshiron ta mbajë postin e ministrit në një qeveri bashkë me AAK-në dhe Nismën.

Për këtë ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi duke mos konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se nuk ka përçarja brenda LDK-së dhe se ditët në vijim do të dalin me përbërjen e Qeverisë Hoti.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !