Një ngjarje tronditëse raportohet nga Rusia ku një studente është torturuar dhe mbytur për vdekje nga ish-i dashuri. Media e huaja shkruajnë se tragjedia mund të shmangej, pasi policia raportohet se kishte injoruar disa telefonata në shërbimet e emergjencës.
23 vjeçarja Vera Pekhteleva, u gjet e vdekur e mbytur me një kabllo hekuri, pas një sulmi të dhunshëm që kishte zgjatur tre orë e gjysmë.
Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurit për të marrë sendet e saj pas prishjes së marrëdhënies, por është sulmuar brutalisht nga 24 vjeçari.
Vladislav Kanyus, kishte kyçur derën dhe e kishte bërë vajzen objekt të disa orë torturave, duke e përplasur në mur e duke i dëmtuar kokën.
Teksa dëgjonin thirrjet e saj të dëshpëruara për ndihmë, fqinjët kishin telefonuar policinë, por këta të fundit nuk kishin dërguar oficerë në adresë pasi e konsideruan “konflikt shtëpiak”.
Fqinjët ishin përpjekur të hapnin derën dhe të ndërhynin, e më në fund e thyen atë me qëllim të shpëtonin studenten. Por kur hynë brenda e gjetën atë të mbytur, me një kordë hekuri.
The post U torturua 3 orë/ Studentja rrihet për vdekje nga ish-i dashuri, policia nuk ndërhyn: Është “konflikt shtëpiak” appeared first on Hapur.