Uk Lushi: Ndali qentë, Albin!

Marrëveshja energjitike me Serbinë, ca vezë për Albin Kurtin

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar edhe një herë në Facebook, pas postimit fillestar ku kritikoi qeverinë për marrëveshjen me energjinë dhe e quajti kryeministrin Albin Kurtin matrapaz.

Pas kësaj kritike, Lushi duket se ka marrë shumë reagime në adresën e tij.

Kjo e ka detyruar atë që t’i dërgojë edhe një porosi Kurtit.

“O Albin Kurti, ndali falangat e qenëve që po të shohin si profet sepse në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën tënde! Shpëtoje kombin shqiptar nga këto monstra fashiste! Tregoju hajvanatave falangiste se mendimi i lirë është baza e demokracisë. Kombet që pranojnë kritikën dhe qëmtimin kritik të liderëve dhe shoqërisë ecin para, e falangat i mbajnë kombet mbrapa. Ndali qentë, Albin!”, ka shkruar ai.