“Unë do ta kallja krejt Eurovisionin”, Albani mohon se ka reaguar për Ronelën

“Çfarë femre ka bo nana”, Arjola Demiri i bën dedikimin vetes

Këngëtari Alban Ramosaj ka reaguar ndaj disa lajmeve që kanë qarkulluar gjatë ditës, ku thuhet se ai komentoi skualifikimin e Ronela Hajatit në Eurovision 2022.

Bëhet fjalë për një audio, ku pretendohej se fliste Albani dhe thoshte se nëse do të kishte qenë ai do ta “kishte kall krejt”.

“Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finalen por edhe gjysmë finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”, thuhej në audio.

Mirëpo, Ramosaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë reagim për Ronelën nga ai.

Përmes Instagramit, Albani ka thënë se do ti padis të gjithë ata që kanë gisht në audion e lartcekur.

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar”, u shpreh Ramosaj.