Urime ! Çifti i njohur po bëhen prindër për herë të parë

Ata të dy janë çifti më i komentuar.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj thuhet se do bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja e njohur është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do sjellë në jetë fëmijën e parë të saj dhe reperit.

Nga vetë çifti nuk ka ende asnjë reagim teksa në rrjetet sociale Eni është shfaqur në super formë dhe barkun e sheshtë.

Megjithatë, kjo është një taktikë që personazhet publike përdorin shpesh kur janë shtatzënë: postojnë foto të vjetra. Aktualisht nuk ka detaje se në çfarë muaji është Eni dhe cila është gjinia e fëmijës.

Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.