Ushtria Amerikane teston armën lazer që shkatërron dronët në ajër (VIDEO)

Luftanija e Marinës Amerikane ka kryer me sukses testimin e armës së re lazerike, që prodhon sasi të madhe të energjisë elektrike e cila mund të shkatërrojë avionët në ajër, raporton CNN.

Fotografitë dhe videot e publikuara nga marina amerikane, shfaqin transportuesin amfib USS Portland duke kryer testimin e armës që shkatërron edhe drone.

Në video shfaqet arma lazer, e cila nga luftanija qëllon droning, i cili më pas shpërthen në ajër. Në anën tjetër Marina Amerikane nuk ka dhënë specifika të lokacionit, duke pranuar vetëm që ka ndodhur diku në Paqësor më 16 maj.

Gjithashtu nuk është zbuluar fuqia e saktë e armës, por një raport i vitit 2018 i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike kishte njoftuar se kjo armë laserike pritet të gjeneroj 150 kiloëat energji elektrike.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !