Vaksina australiane e Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën 1, e gatshme brenda katër muajve

Ekonomia gjermane paralajmëron pasoja të paparashikueshme: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim!Rezultatet e para të vaksinës australiane Covax 19 kundër Covid-19, kanë rezultuar pozitive. Mediat e huaja bëjnë me dije se në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon një përgjigje të imunitetit. Provat janë zhvilluar në Universitetin Flinders të Adelaides, është i pari mes vaksinave kandidate që po zhvillohen në Australi që ka kaluar fazën 1 të eksperimentimit. Ndër të tjera bëhet me dije se vaksina iu është dhënë këtë muaj 40 vullnetarëve të shëndetshëm, asnjëri prej të cilave nuk ka pasur efekte anësore domethënëse ose temperaturë. “Kemi konfirmuar se vaksina Covax 19 mund të sjellë përgjigje të përshtatshme të antitrupave te njerëzit”, ka thënë Nikolai Petrovsky, drejtori i Endokrinologjisë i Flinders Medical Center. Ekspertët janë optimistë dhe shprehen se brenda tre apo katër muajve ajo mund të jetë gati. Vaksina po tregon shenja premtuese dhe “në të vërtetë mund të shpëtojë jetë”, thanë zhvilluesit e vaksinës, të cilët gjithashtu parashikojnë se mund të përdoret me siguri menjëherë te njerëzit. Në fakt, zhvilluesi i vaksinave Profesor Nikolai Petrovsky pretendon se nuk ka asnjë arsye që të mos mund të përdoret në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit Victorian tani. “Ne kemi diçka që besojmë se tashmë ka treguar se mund të shpëtojë jetë,” i tha ai Neil Mitchell për 3AW. “Të dhënat sugjerojnë se janë shumë efektive, ne vetëm duhet të përfundojmë programet e provës klinike dhe pastaj të kërkojmë miratim për të”, tha ai. The post Vaksina australiane e Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën 1, e gatshme brenda katër muajve appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !