Vaksina për koronavirusin, dy kompani të tjera fillojnë testimin te njerëzit

Turkish Airlines, në qershor gradualisht rinisja e fluturimeve

Turkish Airlines, në qershor gradualisht rinisja e fluturimeveDy kompani të tjera farmaceutike kanë filluar testimin tek njerëzit të vaksinës së tyre eskeprimentale të koronavirusit.

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe BioNTech SE i Gjermanisë thanë se nëse provat vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive, ajo mund të jetë e gatshme për shpërndarje të gjerë në Sh.B.A deri në fund të vitit. Vaksina mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në Sh.B.A për virusin, i cili ka infektuar mbi 1 milion njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 69,000 të tjerë.

Sipas statistikave të Universitetit John Hopkins. Sh.B.A kryeson në botë për nga numri i infeksioneve dhe viktimave. Kompanitë thanë se vaksina përdor teknologjinë ARN, e cila mund të lejojë që ajo të prodhohet më shpejt sesa përpjekja tipike që duhet për të zhvilluar një vaksinë për disa vite. Kompania e bioteknologjisë amerikane, Moderna Inc dhe qeveria amerikane po bashkëpunojnë për zhvillimin e një vaksine që përdor teknologji të ngjashme.

Testimi i fazës 1 është duke u zhvilluar dhe testimet në fazën e mesme janë planifikuar të fillojnë këtë tremujor. Pfizer shprehu optimizëm javën e kaluar se Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave do të miratonte vaksinën që në tetor.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !