Vaksinohet ministrja Albulena Haxhiu


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë sot dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në Facebook ku ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

“Sapo mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.Është në duart tona ruajtja e shëndetit dhe shpëtimi i jetëve prandaj ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen!Falënderime të përzemërta për punën e mirë të punëtorëve shëndetësor dhe vullnetarëve në qendrat e vaksinimit”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sapo mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.

Është në duart tona ruajtja e shëndetit dhe shpëtimi i jetëve prandaj ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen!

Falënderime të përzemërta për punën e mirë të punëtorëve shëndetësor dhe vullnetarëve në qendrat e vaksinimit.

Bashkë i’a dalim!


Mundesia me shume...
Pamje me shume...