Vaksionohen mbi 84 mijë persona me dozën e tretë në Kosovë

Deklarohet zëdhënësi i Qeverisë për arrestimin e kameramanit: Sveçla i kërkoi IPK-së nisjen e hetimeve

Mbi 84 mijë persona të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 3 mijë e 37 doza të vaksinës Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Nga MSH kanë bërë të ditur se 84 mijë e 819 persona janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të COVID-19.

Deri tani janë administruar 1 milion e 786 mijë e 709.

Ndërsa, 806 mijë e 884 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga MSH.