Varësia ndaj kokainës mund të luftohet me valë elektromagnetike

OBSH paralajmëron për rrezik të lartë infektimi nga Omicron

Stimulimi i trurit me valë elektromagnetike mund të ndihmojë në luftën kundër varësisë ndaj kokainës. Konfirmimi i kësaj teknike mbërrin nga një studim i kryer në spitalin universitar Careggi të Firenze.

Kjo lloj terapie, e cila është vënë në përdorim në struktura të ndryshme spitalore, konsiston në gjenerimin e mikro-shkarkesave të vogla elektrike, jo të dhimbshme dhe që stimulojnë zona të trurit ku mendohet se gjenden qendrat e varësive, duke i rikthyer në funksionimin fiziologjik cerebral.

Në fazën studimore kësaj teknikeiI janë nënshtruar një grup pacientësh për një periudhë tre mujore.

Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Plos One”. Sipas kërkuesve, në përfundim të fazës së vëzhgimit janë vërejtur përmirësime në vetëkontrollin dhe rezistencën psikologjike të personave të cilët ishin të varur nga kokaina.

Lajme me shume...