Varianti indian i koronavirusit kërcënon Britaninë – Johnson: Është më i transmetueshëm dhe ngadalëson rihapjen e Anglisë


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson paralajmëroi se varianti i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Indi ka potencialin të prishë lehtësimin e bllokimit që po zhvillohet aktualisht në vend. Nisur nga kjo, Britania e Madhe tani do të përshpejtojë dozat e dyta të vaksinave për mbi 50 vjeç për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin nga India.

Duke folur në një konferencë shtypi të premten, Johnson tha se varianti dukej të ishte më i transmetueshëm se llojet e tjerë, por bëri me dije se ende nuk dihen shkaqet . Shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, duke folur së bashku me Johnson, shtoi se ky variant është më i transmetueshëm sesa variantet që qarkullojnë tashmë në vend.

Whitty tha: “Në fillim të kësaj jave ne menduam se ishte aq i transmetueshëm sa varianti B.1.1.7. Tani jemi më shumë se të sigurt se ky variant me mutacion të trefishtë nga India tani është një rrezik i mundshëm shëndetësor global.

Varianti B.1.1.7, i njohur si varianti i Mbretërisë së Bashkuar ose Kent, ka një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh dhe shoqërohet me një transmetueshmëri më të shpejtë të koronavirusit. Shkencëtarët britanikë e zbuluan për herë të parë këtë mutacion në shtator të vitit të kaluar dhe deri në prill ai ishte bërë lloji dominues në Sh.B.A.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant do të shmangë vaksinat që janë vendosur në të gjithë vendin, por unë duhet të tregohem i sinqertë, ky variant i ri mund të përbëjë një përçarje serioze në përparimin tonë. Megjithatë theksoj se ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbajtur të sigurt publikun” tha Johnson.

SCAN

The post Varianti indian i koronavirusit kërcënon Britaninë – Johnson: Është më i transmetueshëm dhe ngadalëson rihapjen e Anglisë appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...