Vdekja e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, Hoxhaj kërkon përgjegjësi nga institucionet

Lajm i mirë nga Malisheva, vetëm 17 raste aktive me koronavirus

Një 26-vjeçar nga Gjilani ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë.

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

“Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga vdekja tragjike e djaloshit 26-vjeçar nga Gjilani. Edhe më tragjike bëhet kjo vdekje pasi ka ndodhur në Qendrën e Studentëve, i karantinuar, derisa është dashur të jetë nën përkujdesje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Ngushëllimet më të thella familjes!

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !