Vdekja e 26 vjeçarit në Qendrën Studentore, PDK do të inicioj komision hetimor

PDK-ja do të iniciojë komision hetimor për vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Partia Demokratike e Kosovës do të iniciojë në Kuvend formimin e një komisioni hetimor për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit.

Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media nga deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha.

“Grupi parlamentar propozon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar. Ky komision parlamentar do të duhej të hetojë sjelljen e qeverisë gjatë kësaj kohe të pandemisë. Shefi i Grupit parlamentar do të kontaktojë me grupet e tjera paralementare. Krijimi i këtij komisioni të posaçëm dhe ata që do të jenë në përbërje të tij, do të hetojnë këtë rast”, ka thënë Hoxha.

Studenti nga Gjilani, u hodh të dielën nga kati i pestë i ndërtesës në Qendrën e Studentëve, ku ishte karantinuar një ditë më parë pas kthimit nga Gjermania.

Familja e tij, ka akuzuar krerët e shtetit për vdekjen e të birit, duke thënë se dokumentacioni i tij se ishte i sëmurë nuk ishte marrë parasysh. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se i ndjeri nuk kishte paraqitur asnjë vërtetim për shëndetin e tij me rastin e kthimit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !