Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani, Prokuroria nis hetimet

Abrashi thotë se ende s’i kanë emrat e ministrave: Marrëveshja me Listën Serbe do të publikohet

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Qendrën Studentore në Prishtinë, ku një 26 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtij rasti, Ministri i Shëndetësië, Arben Vitia ka thënë se personalisht e ka menduar dorëheqjen.

“Si Arben Vitia qysh mbrëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe në momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion të kryejë hetime.

“Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”, ka thënë Vitia para gazetarëve.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !