Vdes ekonomisti i njohur kosovar


Ka vdekur ekonomisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Fatos Hamza.

Lajmin për vdekjen e Hamzës e kanë bërë të ditur familjarët e tij, e po ashtu edhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se Fatos Hamza ishte njeri punëtor i mrekullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.

“Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja! Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira. Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, Hamza punoi si zv.drejtor në Fabrikën Energoinvest (1982-1984), drejtor i Pallatit të Rinisë Boro-Ramizi (1984-1986) dhe nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe drejtor i drejtoratit për zhvillim ekonomik e urbanizëm (1986-1989).

Gjatë viteve të 90-ta dhe pasluftës, Fatos Hamza u angazha si pjesë e shoqërisë civile, si ekspert i ekonomisë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën më 26 qershor, në varrezat e qytetit në Prishtinë, nga ora 12:00.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...